Telegrafi

Shfaqet edhe telefoni i parë VR me kamerën 360 shkallëshe (VIDEO)

ProTruly Darling është telefoni i parë VR. Pajisja ka kamerë të integruar 360 shkallëshe që u mundëson përdoruesve të fotografojnë ose të xhirojnë në të gjitha drejtimet në të njejtën kohë. Telefoni ka ekran 1080p prej 5.5 inç, procesorin MediaTek, RAM memorien prej 4GB, hapësirën e brendshme prej 64GB , kamerat me nga 13MP dhe bateri me 3,560 mAh.

“Dizajni i modelit premium është shumë i veçantë: në vend të mbulesës nga plastika për kamerë, modeli premium përdor lëkurë, një vijë të artë dhe katër diamante të ngjitura,” raporton the Verge.

Për të pasur ide më të mirë se si duket telefoni i parë VR, mund t’a shihni atë në aksion në videot e mëposhtme.