Telegrafi

Shfaqet duke tharë rrobat në ballkonin e një hoteli luksoz në Dubai, veprimi i gruas shkakton reagime në rrjete sociale

Videoja ku shfaqet një grua indiane duke tharë rrobat në ballkonin e një hoteli ultra luksoz në Dubai është bërë virale në rrjete sociale dhe ka shkaktuar reagim edhe nga vetë hoteli.

Pallavi Venkatesh ka postuar një video të nënës së saj duke varur rrobat në ballkonin e Atlantis, The Palm në Dubai.

“Nënat thjesht po tregohen nëna në Palm Atlantis”, thuhet në mbishkrimin e klipit.

Pamjet kanë pushtuar internetin, me përdoruesit që lavdojnë e kritikojnë gruan indiane, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, gjesti i gruas ka shkaktuar një përgjigje edhe nga hoteli.

“Shpresojmë që të keni shijuar qëndrimin tuaj! Ne kemi një kordon tharjeje në çdo banjë, në mënyrë që të mund të thani rrobat tuaja në banjë”, shpjegoi hoteli.

“Kur je mjaftueshëm i pasur për të rezervuar dhoma hoteli në Palm Atlantis, atëherë nuk duhet të të interesojë se çfarë mendojnë njerëzit për ty”, shkroi një përdorues.

“Ju mund ta largoni nënën nga India, por ta largoni Indinë nga nëna është thjesht e pamundur”, shkroi një tjetër. /Telegrafi/