Telegrafi

Shfaqet djali i vëllait të vrarë të Kim Jong-un, videoja po konsiderohet si misterioze! (Video)

Një video që është duke qarkulluar në internet dhe e cila po konsiderohet si misterioze thuhet se shihet djali i Kim Jong-nam, vëllait të vrarë të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Në videon e censuruar e cila zgjat rreth 40 sekonda, një i ri thotë: “Emri im është Kim Han-sol. Nga Koreja e Veriut dhe i përkas familjes së Kim. Babai im u vra pak ditë më parë”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai më tej shton se është me nënën dhe motrën e tij, por të dhënat në lidhje me vendndodhjen e tyre nuk bëhen të njohura.

Pastaj ai vë në dukje një pasaportë të Koresë së Veriut për të konfirmuar identitetin e tij, duke thënë se është “mirënjohës”, pas së cilës gjë, zëri dhe pamjet censurohen.

Videoja përfundon me fjalinë e Kim Han-sol: “Shpresojmë se do të jetë më mirë, së shpejti”.

Kujtojmë, babai i tij Kim Jong-nam u vra nga një prej helmeve më vdekjeprurëse që njeriu ka krijuar.

Zyrtarët e Malajzisë thonë se më shumë gjasa ka vdekur nga pasojat e agjentit nervor VX, në një sulm që ka ndodhur në aeroportin e Malajzisë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ugx7fbe5-xQ