Telegrafi

Shfaqet Cadillac Escalade, shumë më herët se që është pritur

Dihej se do arrijë së shpejti, ndërsa mësohet se do ketë ndryshime të mëdha

Cadillac nuk ka planifikuar që kjo makinë të shfaqej kaq shpejtë, por dikush i ka siguruar imazhet dhe nuk ka hezituar që t’i shpërndajë në Instagram, transmeton Telegrafi.

Vetëm një ditë pas prezantimit të Chevrolet Tahoe dhe Chevrolet Suburban, që ndajnë të dyja ndajnë të njëjtën platformë me Escalade, janë shfaqur fotografitë që e tregojnë këtë model.

Kjo ka ndodhur shumë kohë më herët se që është pritur dhe shihet ndryshimi i konsiderueshëm, që ka pësuar në pamjet e jashtme dhe teknologjia në pjesën e brendshme. Gjenerata e katërt e Escalade, është shumë e ngjashme me Tahoe, por ndryshojnë anësoret e pjesës së përparme.

Në përgjithësi pjesa e përparme dhe grilli, e kanë gjuhën e re dizajnuese sikur që shihet te XT6 dhe CT5. Pjesa e prapme është shumë më e fryrë, që duket se i ka liruar më shumë hapësirë të brendshme.

Dukja e ngjashme me Tahoe, mund të mos pëlqehet shumë, por niveli i lartë i teknologjisë në brendi, është shumë i dëshirueshëm.

Konsola përpara timonit dhe në pjesën anësore, si dhe sistemi i ri i infoteitment, e bëjën Cadillac Escalade shumë më të mirë. /Telegrafi/