Mënyra e krijimit të kësaj makine, lë të kuptohet se nuk do të mbesin anash dashamirësit e transmisionit manual
Kur është prezantuar Cadillac CT5-V, të gjitha janë befasuar me atë se çfarë ka sjellë General Motors, transmeton Telegrafi
Derisa CTS-V ka i ka 640 kuaj fuqi, në CT5-V pritet të jetë një motor edhe më i fuqishëm, që do të ketë kapacitet më të lartë.
Ishte thënë se kjo makinë do të ketë edhe transmision manual, ndërsa të dhënat e fundit, lënë të kuptohet se do të jetë ndërtuar pikërisht në këtë formë.
Në bazë të imazheve ku shfaqet brendia e kësaj makine, është mësuar se çfarë sistemi të transmisionit do të ketë, gjë që iu ka pëlqyer shumë atyre që nuk e duan transmisionin automatik.
Por, në raportin e shpërndarë, nuk janë shfaqur imazhet që e tregojnë brendinë e Cadillac CT5-V, pasi që auto pritet të prezantohen shumë shpejtë.
Brenda kësaj kohe, pritet që të ketë edhe të dhëna shtesë rreth kësaj makine, që është e fuqishme dhe ka stil shumë të mirë. /Telegrafi/