Telegrafi

Shfaqet i acaruar në mes të skenës – Maluma kërkoi që të largoheshin dy fansa nga koncerti pasi filluan të grindeshin

Maluma po vazhdon me turneun e tij “Papi Juancho” nëpër vende të ndryshme të Evropës.

Edhe pse ishte një eksperiencë e shkëlqyer për këngëtarin kolumbian, gjatë koncertit të tij në Chiclana të Spanjës, gjërat dolën jashtë kontrollit kur dy fansa filluan të grinden.

Për sigurinë e të gjithëve, artisti ndërmori një veprim të menjëhershëm, duke marrë nën kontroll situatën.

Në videon që u bë virale, shihet Maluma në skenë duke kërkuar që fansat të largohen nga koncerti i tij.

“Prisni… nuk e kam idenë se si quhen, por ata që filluan të grinden duhet të largohen nga koncerti im, mirupafshim, mirupafshim, mirupafshim”, tha autori i “Felices Los cuatro”.

Lexo po ashtu Malumës ia hedhin të brendshmet në skenë në një nga koncertet e fundit në Madrid

“Largohuni, këtu duhet të ketë vetëm energji pozitive”, u tha artisti, duke shtuar se banorët e Chiclana janë ‘një qytet plot art, njerëz të talentuar dhe të bukur’.

Foto: Screenshot/Instagram

Në koncertet e Malumas ndodhin shpesh gjëra të ndryshme, pasi shpesh ia kanë gjuajtur të brendshmet në skenë.

Ai ka reaguar për raste të tilla, ndonëse vazhdon të jetë një yll tejet i pëlqyer në tregun ndërkombëtar. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram