Maluma po vazhdon me turneun e tij “Papi Juancho” nëpër vende të ndryshme të Evropës.
Edhe pse ishte një eksperiencë e shkëlqyer për këngëtarin kolumbian, gjatë koncertit të tij në Chiclana të Spanjës, gjërat dolën jashtë kontrollit kur dy fansa filluan të grinden.
Për sigurinë e të gjithëve, artisti ndërmori një veprim të menjëhershëm, duke marrë nën kontroll situatën.
Në videon që u bë virale, shihet Maluma në skenë duke kërkuar që fansat të largohen nga koncerti i tij.
“Prisni… nuk e kam idenë se si quhen, por ata që filluan të grinden duhet të largohen nga koncerti im, mirupafshim, mirupafshim, mirupafshim”, tha autori i “Felices Los cuatro”.
“Largohuni, këtu duhet të ketë vetëm energji pozitive”, u tha artisti, duke shtuar se banorët e Chiclana janë ‘një qytet plot art, njerëz të talentuar dhe të bukur’.
Në koncertet e Malumas ndodhin shpesh gjëra të ndryshme, pasi shpesh ia kanë gjuajtur të brendshmet në skenë.
Ai ka reaguar për raste të tilla, ndonëse vazhdon të jetë një yll tejet i pëlqyer në tregun ndërkombëtar. /Telegrafi/