Site icon Telegrafi

Shfaqen vonesa në certifikimin e standardit HALLALL

Vonon certifikimi i ndërmarrjeve që duan në punën e tyre të vendosin standarde HALLALL, kështu konsiderojnë nga Oda ekonomike. Nga këtu shprehen se me siguri problem paraqet ekipimi i keq i BFI-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ata janë kompetent për të dhënë verifikimin. Momentalisht e morën përsipër punën. Ata janë duke u ekipuar me kuadër, ndaj ndoshta shkaku i problemit me ekipimin… ka vonesë”, deklaroi Emilija Todorovska nga Oda Ekonomike.

Por, nga BFI-ja shprehen se nuk ka vonesë fare. Gjatë bisedës për Alsat-M, përfaqësuesi Muhamer Vejseli u shpreh se pas disa ditëve për këtë temë të organizojnë një konferencë të posaçme për media. Ndryshe, sipas BFI-së së shpejti edhe pesë kompani do të marrin certifikatë HALLALL. Me këtë në vend do të ketë gjithsej 25 ndërmarrje vendore që i plotësojnë standardet e këtilla.

“Janë pikërisht standardet ato që mund t’u ndihmojnë kompanive që të jenë në përputhje me kërkesat e vendosura në rregulloret e BE-së, ndërsa produkte të sigurta dhe cilësore mund të plasohen në tregun global vetëm me zbatimin e kërkesave që janë parashikuar në standardet”, tha Ruzhica Jovanoviç – Malinovska nga Institut për Standardizim.

Ndonëse tregu HALLALL është milionash, interesi i kompanive për vendosjen e këtij standardi tek ne tani për tani është i dobët. Ministria e ekonomisë për t’i nxitur ndërmarrjet që të vendosin HALLALL në punë ndau edhe subvencione, kështu që vitin e kaluar shteti për këtë qëllim subvencionoi tetë kompani./Telegrafi/

Exit mobile version