Hiper-makinën e fuqishme, prodhuesi e ka quajtur Chaos
Ishte planifikuar të prezantohej në Geneva Motor Show, të njohur për prezantime makinash të fuqishme si Rimac C_Two dhe Bugatti Chiron Pur Sport, por Chaos nuk u shfaq, pasi ky aktivitet u anulua si pasojë e përhapjes së coronavirusit, transmeton Telegrafi.
Megjithëse Spyros Panopoulos Automotive planifikon ta prezantojë në po të njëjtin aktivitet gjatë vitit që vjen, ka shfaqur që tani disa pjesë të kësaj hiper makine.
Deri më tani, kjo hiper-makine greke është paraqitur nën një shtresë dhe nuk vërehej asgjë, ndërsa tani i është shfaqur pjesa e pasme, ku shihen gypat për nxjerrjen e gazrave të punuara me teksnikën 3D, si dhe dritat LED që po ashtu janë me teknikën 3D.
Këto janë të vetmet detaje, që janë zbuluar lidhur me këtë hiper-makinë, pasi prodhuesi ka bërë të ditur se nuk do të tregojë më asgjë derisa ta prezantojë në tërësi.
Brendësia e makinës është shumë më e veçantë, se sa dizajni futuristik që e ka përjashta, pasi që do ta ketë motorin me 2,000 kuaj fuqi, apo edhe tjetrin me 3,000 kuaj fuqi si opsion shtesë.
Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë mund ta zë brenda dy sekondave, ndërsa thuhet se Chaos është një makinë për dhjetë vjet përpara kohës së vet. /Telegrafi/