Telegrafi

Shfaqen pamjet e vërteta të LG Flex

Pritet që LG ta prezantojë modelin e saj të ri të telefonit, LG Flex muajin e ardhshëm, ndërsa është thënë se ky model do ta posedojë ekranin e lakuar me diagonalen prej 6 inç në full HD, me 1920 x 1080 piksel.

Në anën tjetër, Samsung së fundmi ka prezantuar modelin rival të telefonit me ekranin e lakuar, përkatësisht modelin Galaxy Round, ndërsa modeli i LG-së dallon për nga forma e lakimit të ekranit, dhe modeli i saj thuhet se do të vijë me procesorin e ri të Qualcomm, Snapdragon 800 dhe 2GB RAM.

Karakteristikat tjera të LG Flex përfshijnë edhe kamerën e pasme me 13 mega-piksel, edhe pse detajet tjera nuk dihen për këtë model të ri të telefonit të mençur Android. / Telegrafi /