Telegrafi

Shfaqen pamjet e tabletit masiv, Galaxy View

Samsung Galaxy View do të vijë me një ekran masiv prej 18.4 inçësh, i cili thuhet se do të ketë një rezolucion të plotë HD prej 1920 x 1080 pikselëve dhe pajisja me sa duket do të ketë edhe procesorin e Samsung, Exynos.

Karakteristikat tjera të Galaxy View përfshijnë 2GB RAM dhe 32GB memorie, bashkë edhe me kamerën e përparme me 2MP. (Telegrafi)