Telegrafi

Shfaqen pamjet e shpërthimit vetëvrasës në Paris (Video,+18)

Pamje tronditëse të një bombarduesi vetëvrasës që hedh veten në ajër në një restorant të Parisit janë publikuar për herë të parë në Francë.

Pamjet e vdekjes së Brahim Abdeslam, 31-vjeç, ishin kapur nga kamerat e sigurisë në restorantin “Comptoir Voltaire” më 13 nëntor të vitit të kaluar.

Ishte kjo nata kur një celulë e ISIS-it kreu masakër në kryeqytetin francez, duke lënë të vdekur 130 persona në disa vende nëpër qytet, transmeton Koha.net.

Abdeslam, me pasaportë franceze, shihet teksa hyn në restorant në orën 21:40 në një të premte mbrëma. Me fytyrë të nxirë dhe nervoz, ai shëtitet para derës së restorantit pasi zbret nga një makinë.

Terroristi ecën drejt një tavoline të zbrazët, para se ta ulë kokën, ta mbulon fytyrën me dorën e tij të majtë dhe ta shpërthejë jelekun e tij vetëvrasës.

Në pamjet, që janë të tmerrshme për publikun, mund të shihet se si trupi i Abdeslamit ndahet në dysh.

Ai vdes menjëherë dhe për fat të mirë, të gjithë klientët tjerë të restorantit kanë shpëtuar me lëndime të vogla.

Ishte kanali televiziv M6 në Francë që vendosi të transmetonte këto pamje të shtunën mbrëma, në emisionin “Zone Interdite” (Zonë e Ndaluar).