Site icon Telegrafi

Shfaqen pamjet e Google Nexus Sailfish!

Një vështrim i mundshëm mbi pamjen e Google Nexus Sailfish ka rrjedhur online pas një serie fotosh të publikuara që shfaqin pamjen e pajisjes në të gjitha anët.

Fotot e publikuar nga Android Police janë të parat që tregojnë se si do të duket pajisja e ardhshme Nexus e prodhuar nga HTC.

Google pritet të lansojë dy pajisje të reja Nexus këtë vit, të quajtura Sailfish dhe Marlin.

Pajisjet pritet të duken praktikisht të njejta mirëpo do të dallojnë në madhësi dhe harduer.

Fotot e rrjedhura së fundmi shfaqin një pajisje të ndërtuar nga metali me një panel në anën e pasme.

Moduli i kamerës së bashku me sensorin e gishtërinjëve janë të vendosura në një panel plastike ose xhami.

Këto foto janë të ngjashme me fotot që janë parë më herët nga rrjedhjet e mëparshme, dhe Android Police beson së këto imazhe janë të vërteta.

Exit mobile version