Abbi Jackson (22), e cila është e punësuar në anijen Polar Prince, nga e cila nëndetësja Titan shkoi në një mision për në zhytje drejt Titanikut, ndau një video të shkurtër që dyshohet se ishte krijuar para se nëndetësja të zhytej.
“Të shikosh nëndetësen duke zbritur në Titanik”, ka shkruar ajo nën videon, për të cilën mediat britanike pretendojnë se është filmimi i fundit i nëndetëses së zhdukur, transmeton Telegrafi.
Jackson gjithashtu filmoi një nga pasagjerët e nëndetëses, Paul Henri Nargeolet, i cili u quajt “Zoti Titanik” sepse vizitoi rrënojat e saj 37 herë.
Ai është filmuar i ulur në anë të nëndetëses, duke bërë me dorë dhe duke i buzëqeshur kamerës.
Kur videoja u bë virale pasi nëndetësja u zhduk, Jackson falënderoi të gjithë për mbështetjen e tyre dhe tha se po lutej për pesë personat që u zhdukën në Atlantik.
Miliarderi britanik Hamish Harding (58), biznesmeni Shahzada Dawood (48) dhe djali i tij Suleiman Dawood (19) dhe drejtori i OceanGate, Stockton Rush janë në nëndetëse. /Telegrafi/