Telegrafi

Shfaqen pamje të reja të Meizu MX4 Pro

Meizu MX4 Pro thuhet se do të vijë me ekranin prej 5.5 inç në Quad HD dhe rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve, dhe procesorin me 8 core Samsung Exynos 5 në 2GHz.

Karakteristikat tjera të MX4 Pro përfshijnë edhe 3G RAM dhe 16GB memorie të brendshme, si dhe dy kamerat, në të dyja anët e pajisjes, që mund të cilësohet fablet, për shkak të madhësisë së ekranit.

Në pjesën e përparme, Meizu MX4 Pro sjell kamerën me 5MP, ndërsa në anën e pasme, fableti pritet të sjell kamerën shumë të fuqishme me 20.7MP në Sony Exmor RS që mundëson incizimin e videove në 4K.

Pajisja pritet të sjell edhe Android 4.4.4 KitKat dhe ndërfaqen e Meizu’së, Flyme 4 OS, bashkë me rrjetet WiFi, Bluetooth dhe 4G LTE. (Telegrafi)