Nothing nuk ka vendosur “teaser” të Nothing Phone (2) që nga eventi MWC 2023, kur kompania zbuloi se pajisja e saj e ardhshme do të ketë të integruar çipin Qualcomm Snapdragon 8+ Gen 1. Ne tashmë e dimë se Phone (2) do të jetë një ofertë premium dhe pritet që ai të arrijë dikur gjatë verës.
Ndërkohë, tani kemi një grup mjaft të plotë të specifikave të supozuara për telefonin në ardhje. Dhe një render i ri, i bazuar në një imazh të fundit “teaser” të pjesës së pasme të telefonit.
Phone (2) me sa duket çipin e përmendur tashmë Snapdragon 8+ Gen 1 do ta kombinojë me 8GB ram memorie ose 12 GB RAM LPDDR5 dhe 128GB ose 256GB hapësirë të përgjithshme UFS 3.1, shkruan GSM Arena, përcjell Telegrafi.
Ekrani i tij pritet të jetë një panel AMOLED 6.55 inç me rezolucion FullHD+, shpejtësi të rifreskimit prej 120Hz dhe një lexues të gjurmëve të gishtave në ekran.
Lista e specifikave të mundshme përfshin gjithashtu një kamerë kryesore me 50MP me OIS, së bashku me dy kamera të tjera – me gjasë një kamera për fotografi ultra të gjerë dhe një lloj kamere ndihmëse. Dhe me sa duket Phone (2)do të ketë gjithashtu altoparlantë stereo e edhe NFC.
Telefoni thuhet se ka një bateri të madhe 5,000mAh që do ta mbështet karikimin e shpejtë dhe karikimin me “wireless”. Sistem operativ i saj do të jetë Android 13 në krye me softuerin NothingOS 1.5.
E gjithë kjo përshtatet brenda një trupi premium me xham në pjesën e pasme dhe të përparme dhe një kornizë alumini. /Telegrafi/