Një aeroplan i Delta Connection u rrëzua gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Torontos Pearson.
Aeroplani, Bombardier CRJ900LR, po vinte nga Minneapolis me 80 persona në bord.
Gjatë uljes në kushte të vështira atmosferike, ai u përmbys dhe mori flakë.
Fatmirësisht, të gjithë pasagjerët mbijetuan, por 21 persona u lënduan, dy prej tyre rëndë.
Momenti i largimit të pasagjerëve që nuk ishin lënduar rëndë, tashmë është shfaqur në rrjetet sociale.
Autoritetet kanadeze dhe amerikane po hetojnë shkakun e aksidentit, ndërsa pista e aeroportit u mbyll përkohësisht pas incidentit. /Telegrafi/