Site icon Telegrafi

Shfaqen mbetje mortore në Tabje të Pejës

Gërmimet më të thella që u bënë për shtrimin e rrugës nxorën mbetje mortore të njerëzve në Tabje të Pejës.

Nga Komuna e Pejës, thanë se gjatë kohës së asfaltimit të rrugës, nuk kanë hasur në mbetje të tilla.

Ndërsa, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, thanë se eshtrat nuk iu përkasin viktimave të luftës së fundit, dhe kjo është përtej mandatit të tyre. Megjithatë janë në gjendje gatishmërie për të vepruar.

Nga Policia në Pejë, njoftuan se të dielën pasdite dolën në vendngjarje, dhe janë duke u marrë me rastin.

Mbetjet mortore supozohet se janë të ballistëve të vrarë kah mesi i viteve të 40-ta, të shekullit të kaluar.

Ndërsa, në dicka të njëjtë këta hasën edhe në 2015-tën, njofton klankosova.

Exit mobile version