Site icon Telegrafi

​Shfaqen katër filma të regjisorit Besim Ugzmajli

Sonte nga ora 20:00 në Kino Armata në Prishtinë do të shfaqen katër filmat e punuar së fundmi nga Besim Ugzmajli, pas suksesit të shfaqjes së këtyre filmave në teatrin “Adriana Abdullau”.

Filmat që do të shfaqen janë “Erë”, “The Eaters”, “Rruga” dhe “Më fal” të gjitha me metrazh të shkurtër dhe në gjuhën shqipe por të përkthyer me titra në gjuhën angleze.

Filmat e lartpërmendur janë punuar së fundmi nga regjisori Besim Ugzmajli dhe janë shfaqur në qindra festivale me renome të filmit në botë, duke u shpërblyer me dhjetëra çmime ndërkombëtare, si në Evropë ashtu edhe në SHBA.

Artistë profesionistë dhe të rinj që kanë treguar suksese më botën e kinematografisë kanë qenë të angazhuar në këto projekte, si: Gresa Pallaska, Agron Shala, Sunaj Raca, Hafir Bislimi, Labinot Lajçi, Xhejlane Tërbunja, Mevlan Saraçi, Avni Abazi, Igballe Qena, Semira Latifi, Kushtrim Asllani, Sherif Bega, Milot Salihu, Orgesa Mehmeti, Ekrem Sopi, Adrian Obërtinca, Orik Berani, Latif Hasolli, Memli Kelmendi, Adonis Krasniqi dhe Gëzim Rama.

Pas shfaqjes së filmave, ngjarja do të përcjellët me një diskutim të hapur mes regjisorit dhe publikut./Kosovapress

Exit mobile version