Në redaksinë e gazetës “Lajm” kanë arritur dy foto ekskluzive, nga burgu i Shkupit, ku ndodhet në paraburgim, pjesëtari i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) Gafurr Dugolli.
Gafurr Dugolli u arrestua në kufirin Kosovë-Maqedoni. Dugolli ishte shef i protokollit të Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MSFK).
Bëhet e ditur se arsyeja e ndalimit nga Policia maqedonase është një urdhër-arrest i shtetit serb për Interpolin, i cili mësohet se i ka përditësuar tash së fundmi listat e ndalimit./Telegrafi/