Telegrafi

Shfaqen duke ushtruar në fotografitë e të porsamartuarve, shikuesit e ndarë se kush e kishte fajin (Foto)

Çifti i paemëruar që ushtronin joga në një park të Melburnit të Australisë, janë shfaqur në fotografitë e një çifti të porsamartuar.

Megjithëse ata kishin qenë të parët në atë hapësirë, nuk e morën mundin të largohen edhe pse aty kishin zgjedhur të bënin fotografitë e martesës, transmeton Telegrafi.

“Për të ishte më e përshtatshme dhe duhej të ishin në drejtim të kundërt të diellit, ndërsa ata mund të ushtronin kudo”, ka qenë një prej komenteve të shumta.

Realizimi i fotografive të martesës

Në anën tjetër, sikush është shprehur se ata ‘ishin të përqendruar në joga’, prandaj e kishin të pamundur të shihni se çfarë po ndodhte.

“Fotografitë e të porsamartuarve, vetëm sa janë hijeshuar. Jo të gjithë mund ta kenë në sfond një çift që bën joga”, është mahitur një tjetër. /Telegrafi/