Çifti i paemëruar që ushtronin joga në një park të Melburnit të Australisë, janë shfaqur në fotografitë e një çifti të porsamartuar.
Megjithëse ata kishin qenë të parët në atë hapësirë, nuk e morën mundin të largohen edhe pse aty kishin zgjedhur të bënin fotografitë e martesës, transmeton Telegrafi.
“Për të ishte më e përshtatshme dhe duhej të ishin në drejtim të kundërt të diellit, ndërsa ata mund të ushtronin kudo”, ka qenë një prej komenteve të shumta.
Në anën tjetër, sikush është shprehur se ata ‘ishin të përqendruar në joga’, prandaj e kishin të pamundur të shihni se çfarë po ndodhte.
“Fotografitë e të porsamartuarve, vetëm sa janë hijeshuar. Jo të gjithë mund ta kenë në sfond një çift që bën joga”, është mahitur një tjetër. /Telegrafi/