Telegrafi

Shfaqen delfinët në Velipojë, thirrje peshkatarëve të kenë kujdes

Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook u ka bërë thirrje peshkatarëve të kenë kujdes gjatë veprimtarisë së tyre pasi mund të rrezikojnë specie shumë të bukura siç janë delfinët.

Ky institucion po ashtu njofton se ka gjetur një delfin të ngordhur në Velipojë e që për fat të keq kishte edhe shenja gjaku.

Njoftimi i plotë

Prej dy ditësh vihet re prezenca e delfinëve në detin Adriatik, Velipojë, konkretisht në Rrjoll dhe Vilun!

Ditën e djeshme punonjësit tanë vunë re një delfin rreth 6-7 m larg bregut i cili dukej i pajetë, për këtë e nxorën në breg për t’i bërë matje dhe për të parë nëse ka dëmtime të jashtme që mund të lidhën me ngrodhjen e tij!

Pas verifikimeve u dallua një shënjë në njërin sy! Mendohet se mund të jetë dëmtuar nga varka të peshkatëve në det!

Sot, nga disa xhirime, u pa sërish në Vilun një delfin i gjallë!

Me kërë rast, ju bëjmë thirrje për kujdes të gjithëve, kryesisht peshkatarëve dhe pushuesve në bregdetin e Velipojës.

Specie të tilla jo vetëm janë bukuri e jashtëzakonshme, por edhe shumë të rralla në ujërat tona!