Telegrafi

Shevchenkon ende e kujtojnë, policia shqiptare dhe tifozët e ndalin për tu fotografuar (Foto)

Ishte ndër lojtarët më të dashur në botë dhe natyrisht që kishte fituar edhe simpatinë e shqiptarëve.

Fjala është për ish-fituesin e ‘Topit të Artë’, Andriy Shevchenko që tani po e udhëheq Kombëtaren e Ukrainës si trajner.

Ukraina ka mbërritur në Shkodër për tu përballur nesër me Kosovën në ndeshjen e nëntë në kuadër të Grupit I.

Policët shqiptarë duke bërë foto me Shevchenkon

Aktualisht verdh e kaltërtit kanë grumbulluar 14 pikë pas tetë ndeshjeve dhe janë me gjasa të mira për tu kualifikuar.

Me të mbërritur në tokën shqiptar, Shevchenko është pritur me ngrohtësi fillimisht nga policia shqiptare të cilët i kanë kërkuar për të bërë foto.

Përpos policisë shqiptare, Shevchenko është ndalur për ‘selfie’ edhe nga tifozë të ndryshëm.

Kujtojmë që Ukraina do të përballet me Kosovën në ‘Loro Boriqi’, nesër mbrëma (e premte), me fillim nga ora 20:45.

Në ndeshjen e parë, Ukraina triumfoi me rezultat 3-0 falë golave nga Kravets, Yarmolenko dhe Rotan. /Telegrafi/

Edhe tifozët shqiptarë shfrytëzuan rastin për të pasur një foto kujtim me ish-fituesin e ‘Topit të Artë’