Telegrafi

Shevchenko planifikon të befasojë Interin

“Çdo sfidë me Interin do të mbetet derbi për mua, një sfidë e veçantë. Ata janë rivalët e mi historik, është kënaqësi të takohesh dhe do të ishte e veçantë për mua ta mposht këtë ekip”.

“Të shpresojmë se ndeshja do të jetë argëtuese dhe se ne do të shënojmë fitore. Jam i bindur se mund ta bëjmë. Interi është një ekip shumë i ekuilibruar dhe fizikisht i fuqishëm, por ne mund t’ua vështirësojmë punët atyre”, ka thënë Shevchenko në prag të takimit të sotëm./Telegrafi/