Telegrafi

Shevchenko në negociata me Fenerbahcen

Mediat turke bëjnë të ditur se Fenerbahce vazhdon të kërkojë yje nga top-klubet evropiane për të forcuar ekipin dhe se së fundi ka kthyer vëmendjen kah ukrainasi.

Shevchenko është në kërkim të një klubi të ri ku do të mund të përfshihet në formacionin startues, pas sezonit të dështuar te Chelsea dhe një sezoni tjetër i huazuar te Milani, që po ashtu ishte dështim për të.

Ukrainasi raportohet se mund të largohet për çfarëdo oferte që kalon shumën e 7 milionë eurove, edhe pse në Chelsea ai u transferua për plot 30 milionë euro, por në rast kalimi në Fenerbahce ai do të duhet të pranojë edhe një ulje të dukshme të pagës.