Kosova do të luajë ndeshjen e parafundit të kualifikueseve për botërorin Rusia 2018.
Përfaqësuesja jonë do të takohet para shikuesve të vetë në stadiumin Loro Boriçi me kombëtaren ukrainase.
Andriy Shevchenko dhe të besuarit e tashmë kanë arritur në qytetin e Shkodrës.
Por, trajneri i përfaqësueses ukrainase gjendet para një situate të vështirë pasi që disa prej lojtarëve rrezikojnë të humbasin takimin e fundit në eliminatorëve, të cilën do ta zhvillojnë kundër Kroacisë.
Në fakt, nëntë prej futbollistëve të ekipit mysafirë nuk do të mundëm të luajnë kundër kroatëve nëse marrin kartonë të verdhë.
Taras Stepanenko, Ivan Ordets, Ruslan Malinovsky, Alexander Kucher, Ruslan Rotan, Eugene Konoplyanka, Artem Kravets, Vladimir Shepelev dhe Artyom Besedin janë futbollistët që rrezikojnë që mos të paraqiten në takimin e radhës.
Ndryshe, Kosova dhe Ukraina do të takohen ditën e nesërme (e premte) në qytetin e Shkodrës me fillim në ora 20:45.
Vlen të theksohet se të hënën, përfaqësuesja jonë do të takohet me skuadrën e Islandës. /Telegrafi/