Përzgjedhësi i Ukrainës, Andriy Shevchenko, ka folur pas fitores së ekipit të tij ndaj Kosovës, duke lëvduar përfaqësuesen tonë.
Shevchenko teksa përgëzoi lojtarët e tij për fitoren, tha se ishte ndeshje e vështirë.
“Ishte ndeshje e vështirë. Ta lëmë anash rezultatin, ishte ndeshje e vështirë dhe kështu do ta ketë secila skuadër që do të përballet me Kosovën”, theksoi Sheva.
Ai potencoi se Kosova është ekip me potencial dhe në këtë ndeshje ai komplimentoi edhe trajnerin.
“Kosova ka trajner të mirë, kjo u tregua sot. Pashë shumë potencial te ky ekip dhe pa dyshim se do të jenë skuadër për t’u marrë seriozisht”, u shpreh Shevchenko. /Telegrafi/