Kosova do të takohet nesër në ndeshjen e parafundit të kualifikueseve të botërorit Rusia 2018.
Përfaqësuesja jonë do të luajë para shikuesve të vetë në stadiumin Loro Boriçi kundër Ukrainës.
E trajneri i kësaj të fundit, Andriy Shevchenko ka folur në një konferencë për shtyp rreth takimit me Kosovën.
Legjenda e Milanit dhe futbollit evropian ka pohuar se ka respekt të madh për përfaqësuesen e Kosovës.
“Kosova ka një ekip të mirë dhe kam respekt për këtë kombëtare. Nuk dua të përfshihem në politikë”, tha Sheva.
Ky i fundit më tutje ka deklaruar se vetëm një lojtar nuk ka ardhur në Shkodër, por i cili do t’i bashkëngjitet ekipit nesër në Loro Boriçi.
“Ne kemi ardhur këtu e gjithë ekipi, pos lojtarit Marlos. Por, lojtarët dinë si të luajnë edhe pa atë”, tha trajneri ukrainas.
Kujtojmë se takimi do të luhet në stadiumin shkodran dhe pritet të fillojë në ora 20:45. /Telegrafi/