Telegrafi

Shevchenko flet për ndeshjen me Kosovën

Përzgjedhësi i Ukrainës, Andriy Shevchenko, ka thënë se ka pak njohuri për Përfaqësuesen e Kosovës.

Ish-futbollisti i njohur botëror thotë se ekipi i tij duhet ta konsiderojë këtë lojë si krejt të tjerat, pasi e sheh atë si mjaft të rëndësishme.

“Ndeshjet kundër Kosovës janë po aq të rëndësishme si ato ndaj skuadrave tjera. E di se ndeshja do të zhvillohet në terren neutral, por e di se tifozët tanë do të vijnë edhe në Poloni, por edhe nëse loja do të zhvillohej në Australi”, ka thënë Shevchenko, shkruan Zëri.

Lexo po ashtu Zyrtare: Caktohet vendi ku do të luhet Ukrainë – Kosovë

“Unë e njoh shumë pak ekipin përfaqësues të Kosovës. Në këto raste, është e vështirë të thuash se çka pret nga kundërshtari”.

“Do t’i analizojmë dy ndeshjet e tyre, me Finlandën dhe Kroacinë”, ka thënë Shevchenko. Kosova do të luajë me Ukrainën më 9 tetor në Poloni. /Zëri/