Telegrafi

Shevchenko është favoritë për të zëvendësuar Lampardin si trajner i Chelseat

Frank Lampard pritet që shumë shpejtë të shkarkohet nga bordi i klubit të Chelseat.

Trajneri anglez nuk po arrin të tregojë suksese në këtë edicion të Ligës Premier, derisa ka shpenzuar mbi 200 milionë euro transferime.

Duket se drejtuesit e The Blues kanë parë mjaftë nga Lampardi dhe duan të kërkojnë një tjetër njeri për stolin e skuadrës.

Sipas asaj që raporton Le10Sports, Andriy Shevchenko është favoritë për të marrë drejtimin e skuadrës.

Ukrainasi kishte qëndruar tri vite në Stamford Bridge sa ishte lojtar, derisa tani ka treguar suksese në profesionin e tij si trajner.

Ai aktualisht është trajner i Ukrainës dhe po shfaq strategji të mira me skuadrën, duke i fituar 21 takime nga 40 sosh të udhëhequra. /Telegrafi/