Site icon Telegrafi

Shevchenko e vlerëson Kosovën

Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko ka folur para ndeshjes me Kosovën.

Tekniku i verdh e kaltërve ka thënë se nuk do ta nënvlerësojnë ekipin e Kosovës dhe për këtë ua ka thënë edhe lojtarëve të tij.

Sipas ish-legjendës së Milanit, Kosova humbi 6-0 ndaj Kroacisë por realisht ndeshja nuk ishte për atë rezultat.

“Besoj se lojtarët tanë nuk do të nënvlerësojnë këtë ekip. U kam thënë djemve që të harrojnë ndeshjen me Turqinë dhe të përgatiten për ndeshjen tjetër”.

“Jemi të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është ndeshja e Kosovës për ne. Në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm se sa shumë jemi shpenzuar në ndeshje me Turqinë”.

“Kosova nuk është kundërshtare e lehtë, megjithëse humbi 6:0. Ndeshja si ndeshje nuk është dukur kështu”, tha Shevchenko. /Telegrafi/

Exit mobile version