Një ditë para ndeshjes ndaj Kosovës, trajneri i Ukrainës Andriy Shevchenko, u shpreh se e ka analizuar si duhet Përfaqësuesen e Kosovës.
Sheva pret një ndeshje të mirë, pasi e kupton mirë faktin se Kosova është e interesuar për një rezultat pozitiv.
“Ata kanë lojtarë të shpejtë anësor dhe do të provojnë kundërsulmet, kështu pra ata janë shumë të rrezikshëm”.
“Kosova dëshiron fitore sikurse ne, e gjitha kjo për shkak të situatës në grup dhe kjo është arsyeja pse pres një ndeshje të mirë”.
“Kanë humbur 6:0 por secila ndeshje është e ndryshme. Ata kishin mundësitë e tyre për të kontrolluar ndeshjen kundër Kroacisë”.
“E njoh Kosovën, kanë ekip të mirë dhe nesër pres një ndeshje të mirë. Pres fitore”, ka thënë Shevchenko.
Ndeshja Ukrainë-Kosovë do të zhvillohet ditën e nesërme (e diel) në orën 18:00 në stadiumin “Marshal Jozef Pilsudski” në Krakovë të Polonisë. /Telegrafi/