Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, beson se ish-skuadra e tij është në rrugë të mirë për t’u kthyer në majat e futbollit botëror.
Ukrainasi ka folur edhe për derbin e Interit, duke thënë se Mauro Icardi është pika kyçe e zikaltërve.
“Jam entuziastë për Milanin. Ata kanë gjetur rrugën e tyre dhe me Paolo Maldinin e Leonardon sinqeriteti është kthyer”, ka thënë Shevchenko për Gazzetta dello Sport
“Ka seriozitet dhe është bërë një treg i transferimeve i mirë, ata kanë kthyer besimin te trajneri. Askush nuk po thotë se ata duhet të fitojnë Ligën e Kampionëve, por ata janë rikthyer të jenë konkurrues”.
“Kjo më sjellë kënaqësi dhe serioziteti e profesionalizimi i këtij Milani më bën krenar. Ata ende kanë shumë për të bërë, por janë duke u rikthyer në krye”.
“Rino nuk ka vetëm karakter, ai ka treguar se është trajneri që mund t’i sjellë diçka tjetër skuadrës”.
Shevchenko ka folur edhe për derbin ndaj Interit në xhiron tjetër:
“Ata e filluan keq, por rezultatet vijnë ngadalë. Spalletti është trajner solid dhe Interi ka lojtarë kualitativ, jo vetëm Icardin”.
“Ai (Icardi) është një sulmues i madh, i cili është edhe kapiten, lider dhe lojtar kyç të motivojë bashkëlojtarët e tij”.
“Bota e futbollit ka ndryshuar, por Milano vazhdon të mbetet një qytet me traditë. Mendoj se Milani dhe Interi janë duke gjetur rrugën e duhur, vetëm se duhet t’i marrin gjërat hap pas hapi”, ka shtuar Sheva. /Telegrafi/