Telegrafi

Sheva: Zgjodha Milanin para Barcës dhe Unitedit

Sulmuesi ukrainas asokohe bëri emër me Dynamo Kievin dhe të gjitha skuadrat më të mira në Evropë shprehën interesim për të.

“Kur isha 22-vjeçar, pata mundësinë të shkoja te Barcelona dhe Manchester Unitedi, por unë e zgjodha Milanin”.

“Ndërsa klubi ishte mjaft i suksesshëm duke fituar gjithçka që ishte e mundur, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve, ndërsa unë fitova Topin e Artë. Jam krenar me karrierën time”.

“Asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Jam 33-vjeçar dhe nuk e di edhe sa kohë do të mund të luaj. Mirëpo në vitet e fundit të karrierës time dëshiroj të jem në fushën ku e fillova karrierën”, ka thënë Sheva për revistën “Focus”.