Vlora, pret vizitorë të shumtë jo vetëm në fundjavë por edhe gjatë çdo dite.
Shëtitorja pranë detit është e mbushur me kalimtarë. Po ashtu, qyteti ofron një mikpritje të ngrohtë, duke i bërë turistët të ndihen si në shtëpinë e tyre, ndërsa zhvillon gjithnjë e më shumë aktivitete dhe ofron mundësi për relaksim.
“Ne jemi nga Franca, është hera e parë këtu në Vlorë, jemi për pushime, sapo kemi ardhur në fakt dhe nuk kemi pasur kohë të vizitojmë shumë gjëra por arsyeja pse jemi këtu është se çmimet janë shumë të lira dhe menduam të kalonim një javë të qetë, është Akoma freskët por është kohë me diell kështu që po na pëlqen shumë”, u shpreh një çift turistësh.
“Unë kam 10 vjet që vij në Shqipëri, por kjo është hera ime e parë në Vlorë, kam qenë në Durrës, në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera por jo këtu, Vlora është më e bukur sipas mendimit tim, vij shpesh për pushime në Shqipëri”, tha një vizitor tjetër.
“Për herë të parë kemi ardhur në Vlorë në 2019-ën , me vajtje ardhje te shpeshta dhe ja ku jemi këtu për një shëtitje në diell, fryma është shumë pozitive dhe çmimet janë shumë të mira”, tha një turist.
Çdo turist që viziton qytetin është mirëpritur me kënaqësi dhe është një mundësi për ta promovuar më tej këtë qytet të mrekullueshëm, shprehen vendasit.
Ky fillim mars ka treguar se Vlora nuk është vetëm një zgjedhje për pushime gjatë sezonit veror, por tashmë është kthyer ne një qytet me turizëm gjithëvjetor./rtsh