Shëtitorja në lumin Drini i Zi në Strugë është dëmtuar dhe thyer, ndërsa për rindërtimin e saj në vitin 2015 janë shpenzuar rreth 250 mijë euro. Komuna nuk merr asnjë masë drejt përmirësimit. Qytetarët me të cilët biseduam thonë se ky është një turp për qytetin, sepse është pjesa më tërheqëse turistike.
“Sa i përket kalasë, duhet të jetë më e rregulluar, më e pastër, për turistët. Kjo nuk i ngjanë asaj, që duhet të jetë. Të gjitha fondet që janë dhënë deri më tani, kush i përdor dhe ku shkuan, Zoti e di”, tha një qytetar.
“Pllakat duhet të rregullohen”. Pllakat nuk janë në rregull, ato janë prishur. Kështu ka qenë për një kohë të gjatë”, u shpreh një qytetar tjetër.
“Autoritetet duhet të bëjnë diçka këtu. Aty është z. Ramiz Merko. Ai dhe ekipi i tij duhet të thonë pse është kështu”, tha një qytetar.
“Ky është një turp. Ne duam turistë, e shikoje këtë. Njerëzit po bien, kryetari nuk interesohet. Ai thotë – Struga është si Zvicra. Është turp. A është kjo Zvicra? Zvicra nuk e ka këtë”, shtoi një qytetar tjetër.
Shëtitorja është rikonstruktuar në kohën e ish-kryetarit të komunës Ziadin Sela. Aleanca e Shqiptarëve akuzon Merkon se nuk dëshiron të mbajë projektet që janë ndërtuar në mandatin e dikujt tjetër./Alsat/