Site icon Telegrafi

Shëtitja më e gjatë me taksi në Australi

Pas fushatës së suksesshme vitin e kaluar “Puna më e mirë në botë”, zyrtarët po shpresojnë të promovojnë Australinë Perëndimore duke nisur fushatën e re “Shëtitja e jashtëzakonshme me taksi”.

Në rrugëtimin nëntë javor, pesë qifte – nga Zelanda e Re, Malajzia, Singapori, Gjermania dhe Britania – do të marrin një udhëtim të gjatë 11.000 kilometra me taksi.

“Ky udhëtim është i bazuar në tregimin e viteve të 30-ta të dy kolegëve që udhëtuan nga Melbourne në Darvin, në sedijen e pasme të taksitë, por tash me një mënyrë më moderne”, tha drejtori i turizmit australian Stephanie Buckland.

Më shumë se 400 taksitë nga Perthi kanë aplikuar për të marrë pjesë në vozitjen epike, ndërsa fituesi do të shpallet më 11 mars. /Telegrafi/
 

Exit mobile version