Shirine Taylor nga SHBA-të ka përshkuar 12 mijë kilometra, por e jashtëzakonshmja nuk është kjo. Ajo ka jetuar prej disa muajsh vetëm me 9 euro në ditë.
Për ata që mendojnë se pushimet mund të bëhen në jahte e hotele luksoze, studentja 21-vjeçare na tregon të kundërtën. Pushimet mund t’i nisësh e përfundosh sipër në biçiklete, me të cilën mund të shkosh ku të duash.
Nga India në Turqi, hipur mbi biçikletën e saj dhe me çantë shpine, Shirine ka përjetuar përvoja që zor se harrohen.
Ajo shëtiti në këmbë malin Himalaja, shijoi gatime në natyrë në Gjeorgji. Në indi u fal si besimtare hindu. /shekulli/