Disa nga pjesëmarrësit në prezantim, arritën që ta bëjnë edhe një shëtitje me këtë makinë
Që kur është prezantuar, Tesla Cybetruck ka qenë shumë e përfolur, ndërsa ka bërë që shikuesit të ndahen në dy grupe me ata që e pëlqejnë shumë dhe të tjerë që mendojnë se nuk ia vlen, transmeton Telegrafi.
Pamja e jashtme që është shumë kontroverse, ka bërë që të mos flitet shumë për përparësitë tjera të kësaj makine elektrike.
Teknologjia që ndodhet brenda saj është e një niveli shumë të lartë, ndërsa brendia në përgjithësi është shumë e bollshme dhe e thjeshtë.
Kjo është parë nga afër, prej dis pjesëmarrësve me fat, që ishin pjesë e prezantimit, të cilëve iu ofrua mundësia që të shëtisin me këtë Tesla dhe të përjetojnë nga afër, gjithë çfarë ndodhet ën të, megjithëse për një kohë mjaft të shkurtër.
Sipas pamjeve, shihen se si funksionon kamera që ka zëvëndësuar pasqyrën, si dhe njoftimet që i bën ekrani gjigant që ndodhet në pjesën e përparme.
Deri tani, kjo është pamja më e afërt, me brendinë e një Tesla Cybertruck, që pos teknologjisë së lartë ka edhe dukje shumë të mirë. /Telegrafi/