Telegrafi

Shëtit lakuriq nëpër rrugë, pasi u detyrua të del nga dritarja e shtëpisë për të shmangur kontaktin me burrin e të dashurës (Foto/Video)

Një video interesante shfaq momentin kur një burrë filmohet duke ecur lakuriq nëpër rrugën plotë me vetura, pasi ishte detyruar të kërcej nga dritarja për të shmangur kontaktin me bashkëshortin e të dashurës së tij.

Shoferët e veturave që ishin në rrugë nuk mund t’ju besonin syve, kur panë burrin duke ecur lakuriq nëpër rrugën Halesowen në qytetin Netherton, transmeton Telegrafi.

Burri rreth të ’40-ve, është filmuar duke ecur lakuriq në orët e hershme të së shtunës. Por është interesant fakti, se si dukej tepër i qetë derisa ecte lakuriq nëpër rrugë.

Por kur është pyetur nga kalimtarët e rastit për rrobat, ai dëgjohet duke thënë, “u kthye më herët bashkëshorti i saj, kështu që më është dashur të dalë nga dritarja”. /Telegrafi/