Site icon Telegrafi

Shëtiste rrugëve pa hixhab, polici iranian përplas për tokë adoleshenten

Një zyrtar policor është duke përplasur për tokë një adoleshente, të cilën e kapi duke u shëtitur nëpër rrugët e Iranit pa hixhab.

Vajzat po ecte pa mbulesë në Shahr-e-Rey, qytet ky 30 minuta larg në jug të Teheranit, kur një zyrtar policor e thirri dhe e urdhëroi që të ndalet, transmeton Telegrafi.

Polici dëshironte që vajza e paidentifikuar të qëndrojë, duke mos lëvizur derisa të shfaqej një police e cila do të mund ta kontrollonte.

E kur ajo injoroi urdhrat e tij dhe vazhdoi të ecte, e përplasi me fytyrë për tokë. Kur një djalë i ri tentoi ta mbrojë mikeshën, polici e goditi me grusht në fytyrë.

Videoja është publikuar në Twitter nga gazetari iranian, Masih Alinejad, ku shihet vajza duke u munduar t’i rezistojë policit që ishte shumë më i gjatë me trup dhe pa ndonjë problem mund ta përplaste në tokë. /Telegrafi/

Exit mobile version