Site icon Telegrafi

Shëtiste qenin me litarin më të gjatë se dy metra, dënohet me gjobë (Foto)

Maureen Sanders që po e shëtiste qenin e saj Soren, në një park të Marseyside të Anglisë, kur u ndalua nga dy police që po patrullonin.

Ato konsideruan se litari me të cilin e kishte lidhur 80-vjeçarja qenin ishte shumë i gjatë dhe e dënuam me gjobë prej 50 funtesh, transmeton Telegrafi.

“Soren është shumë i urtë, po nganjëherë frikësohet sepse ka kaluar kohë të vështirë më herët”, ka thënë Sanders, duke thënë se litari nuk ishte më i gjatë se dy metra.

Sanders me gjobë për litarin

Në fakt, në një tabelë të parkut shkruante, se nuk bën të mbahen qentë, me litarë të gjatë, por nuk specifikohej gjatësia.

“Telefonova lokalin ku e kam blerë pajisjen mbajtësi, për të pyetur nëse ka ndonjë ndalesë, që nuk e kam aktivizuar. Më thanë se nuk kanë dëgjuar diçka të tillë”, është shprehur ajo.

Megjithëse ka një pension minimal, Sandersa ka thënë se i duhet ta paguajë gjobën, sepse pastaj hyn në listën e shkeljeve të rënda dhe detyrohet gjobë edhe më të lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version