Një video rrëqethëse është postuar në internet, kurse e gjithë ngjarja është zhvilluar brenda një spitali në Zelenodolsk në Tatarstan.
Një burrë i identifikuar vetëm si Vladimir, kishte të veshur vetëm të brendshme dhe është filmuar duke tentuar të dalë nga spitali për ta ndezur një cigare, transmeton Telegrafi.
Në video ky burrë shihet i përgjakur në shpinë ku i qëndronte e ngulur një thikë dhe po ecte nëpër korridore. Ndërkaq kur është pyetur nga personeli mjekësor se ku po shkonte, ai është përgjigjur me qetësi: “Të pi një cigare”.
“Pacientit i është ofruar e gjithë ndihma e nevojshme përfshirë këtu ndërhyrjen kirurgjikale. Në këto momente gjendja e tij shëndetësore vlerësohet si e qëndrueshme”, raportojnë mediat lokale duke u thirrur në burime brenda ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Tatarstanit.
Nuk dihet se si ka përfunduar ajo thikë në shpinën e tij, por një gjë është e sigurt se të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon kanë mbetur të shokuar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=QuNpdTreMXc