Site icon Telegrafi

Shet virgjërinë, qëllimi i 18-vjeçares do t’ju mërzisë (Foto/Video)

Një vajzë 18-vjeçe ka zgjuar reagime të ashpra gjatë një paraqitjeje televizive, duke deklaruar se planifikon të shes virgjërinë me shpresën se do të grumbullojë mjaftueshëm të holla sa për t’i blerë prindërve një shtëpi dhe të regjistrohet në Universitet.

Alexandra Kefren që me prejardhje është nga Evropa Lindore, planifikon ta nxjerr në ankand “virgjërinë” për plot një milion euro, pasi nuk dëshiron që prindërit e saj të përfundojnë në rrugë, sepse nuk kishin arritur të kthejnë borxhet, transmeton Telegrafi.

Adoleshentja thotë se filmi “Indecent Proposal” në të cilin aktori Robert Redford i ofron Demi Moore 1 miliard funte për të kaluar natën me të, i ka shërbyer si inspirim për ta nxjerrë në ankand virgjërinë.

“Isha vetëm 15-vjeçe kur e shikova këtë film për herë të parë, që tregonte se si një vajzë e shet trupin e saj për një natë. Ndoshta një gjë të tillë mund ta bëjë edhe unë me virgjërinë time, sepse kam pasur rastin të shohë shumë femra teksa shesin veten për më 3.5 milionë funte apo edhe më shumë”, ka deklaruar Kefren para prezantuesve të emisionit britanik This Morning, Holly Willoughby dhe Philip Scholfield.

E pyetur nëse mendon se ajo që Aleexandra po kërkon është një shembull i mirë për vajzat e tjera ajo ka thënë se fatkeqësisht, kur gjendeni në raste urgjente për t’i mbledhur paratë shpejtë, atëherë kjo është mënyra e duhur, përndryshe nuk do ia sugjeronte askujt ta shiste veten për para. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version