Site icon Telegrafi

Shet virgjërinë për të paguar operacionin e nënës

Ajo shpalljen e ka vendosur më 10 maj të këtij viti në faqen e internetit quebarato.com duke theksuar se “nuk mendon që në këtë mënyrë do të zgjidhë të gjitha problemet e saj financiare, por se këto para do t’i ofrojnë së paku një stabilitet financiar".

Evelin, siç quhet gruaja e re e cila në këtë mënyrë dëshiron të paguajë shërimin e nënës së saj dhe të kthehet në Ekuador të Amerikës Jugore prej ku ka prejardhjen, ka potencuar se ka vendosur të ndërmerr këtë hap “sepse si shërbyese fiton shumë pak para”, njofton portali spanjoll i internetit "El Mundo".

Së bashku me shpalljen në faqe ajo ka vendosur edhe vërtetimin për virgjërinë e saj.

Exit mobile version