Njëzetedyvjeçarja Dan Dan, e cila studion në universitetin në Dezhou, të provincës Shandong, ka vendosur që të martohet menjëherë me atë që jep këtë shumë. Ofertën e vet e ka publikuar në internet.
Mikeshës së saj Zhang Yuemei i është diagnostifikuar encefalitisi, që është sëmundje e trurit dhe palcës kurrizore.
Ajo nuk ka para për shërimin i cili i nevojitet, derisa pa të do të bie në gjendje vegjetative.
"Prindërit e saj janë bujq, të cilët mund të përballojnë shpenzimet e operacionit të shtrenjtë dhe tretmanet të cilat pasojnë pas tij", ka sqaruar Dan Dan.
Dan Dan thotë se do të martohet për mashkullin i cili është i gatshëm t’i jap 24.000 dollarë, shumë e cila do të mbuloj shpenzimet e shërimit.
Përkundër humanizmit të saj, disa e kanë akuzuar se po shfrytëzon mikeshën e saj për të gjetur një burrë të pasur.