50-vjeçari William Ireland pohon se kishte vetëm gjashtë vjet kur babai i tij me emrin Ken e kishte lënë mamanë e tij për të nisur një jetë të re me dikë tjetër, raporton gazeta britanike “The Sun”.
Ai më vonë e kishte gjetur dhe kishte pranuar: "Kam hequr të zitë e ullirit në mungesën e tij. Kur e gjeta filluam të shohim njëri-tjetrin dhe më pas ai vdiq në vitin 2006. E kuptova se pasuria e tij iu kishte lënë gruas për të cilën la nënën time dhe mua”.
"Mendova se i kishte rënë ndërmend për mua. Qartazi, as që është mërzitur asnjëherë", ka shtuar ai.
Ireland e kishte marrë pluhurin e babës së tij pasi që kishte paguar për funeralin. Besohet se gruaja e tij e dytë dhe familja e saj dëshirojnë që ta kthejnë pluhurin prapa.
Vërejtja në ankandin online të eBay shkruan: "Këtu është pluhuri i babait tim, Kenneth Ireland, një kurorëshkelës i cili la një grua, dy fëmijë dhe vetëm 17 funte në xhepin e saj. Ai kurrë nuk e ka paguar asnjë peni për rritjen e fëmijëve të tij".