Site icon Telegrafi

Shet dy fëmijë për një papagall dhe 200 dollarë

Donna Greenwell, një 53-vjeçare nga shteti i Louisianas është akuzuar për kidnapim dhe shitje të një vajze dhe djali të mitur të cilët ia ka shitur çiftit martesor Romero në shkëmbim për disa para të thata dhe një shpend ekzotik, një papagall kakatu, shkruan Associated Press.

“Qëllimet e çiftit Romero kanë qenë të pamenduara por të sinqerta, ata me të vërtetë kanë dashur të përkujdesen për këta fëmijë dhe ata kanë qenë të lumtur dhe të kënaqur tek ta. Ata (çifti) i kanë dhënë paratë Donnas sepse gjoja ajo është dashur të nis procedurën për adoptimin e fëmijëve”, ka deklaruar Keith Dupre, zyrtarë policor nga shteti federal i Louisianas.

Çifti martesor Romero, Paul e Brandy Lynn, para se të njihnin Donna Greenwellin në gazeta kishin publikuar një shpallje për shitjen e papagallit të tyre me vlerë prej 2.300 dollarësh, e kur nuk kishin para të mjaftueshme për të paguar procesin e supozuar të adoptimit, Donna u kishte ofruar që t’ia japin zogun e tyre dhe një shumë të caktuar parash.

Çifti Romero pa menduar shumë kishin pranuar, edhe pse nuk e dinin se në çfarë lidhje familjare ishin fëmijët me zonjën Greenwell.

Pasi që policia ka kuptuar për shkëmbimin e pazakonshëm, fëmijët i kanë vendosur automatikisht nën përkujdesje të shtetit, derisa aktualisht është duke kërkuar prindërit e tyre biologjik.

Çifti Romero është liruar nga paraburgimi me kaucion prej 5.000 dollarësh, derisa Donna Grenwell është mbajtur në paraburgim e kaucioni për lirimin e saj është caktuar 100.000 dollarë.

Exit mobile version