Telegrafi

Shet bijën për 7,700 dollarë për të blerë produkte të kozmetikës, arrestohet nga policia kineze (Foto)

Një grua në Kinë ka shitur fëmijën e saj me qëllim që të mund të bëjë “shoping”. Ajo e shiti vajzën 19-muajshe për 50 mijë yuan (rreth 7,700 dollarë), dhe po të njëjtën ditë është parë duke blerë produkte të bukurisë (kozmetik).

Mediat kineze e kanë përshkruar gruan e identifikuar si Yu si të “re”, e cila është arrestuar së bashku me dy blerës të akuzuar për trafikim me njerëz, transmeton Telegrafi.

Ajo fillimisht ka konfirmuar se vajza ishte zhdukur në stacionin e trenit, kurse zhdukja e saj ishte raportuar në polici në 20 orë më vonesë.

Dhe gjatë hetimeve policia zbuloi se kjo grua kishte marrë një shumë të majme të hollave po të njëjtën ditë kur u raportua zhdukja e bijës, veprim ky që i nxiti të dyshojnë se bëhet fjalë për trafikim me njerëz.

Sipas mediave kineze, më 20 maj së bashku me të bijën kishte udhëtuar për në provincën Hene, ku ua kishte shitur bijën dy blerëve Veiu dhe Liu.

Pas raportimit për zhdukjen e vogëlushes, policia menjëherë kishte filluar hetimet duke kontrolluar çdo objekt përreth stacionit të trenit dhe ka verifikuar pamjet e çdo kamere të sigurisë.

Por, dëshmia e vetme ishin fatura dhe transaksioni bankar, ku është vërejtur se kishte shpenzuar 6 mijë yuan në produkte të bukurisë, dhe atë po të njëjtën ditë kur u zhduk e bija e saj.

Megjithatë, më vonë kishte pranuar në polici se çfarë kishte bërë, dhe ata menjëherë e kanë detyruar t’i kontaktoj blerësit me qëllim që ta gjejnë vajzën.

Por, para se të takoheshin ata kishin kërkuar 10 mijë yuan si këmbim për vajzën. Dhe pasi që arritën marrëveshje policia u shfaq para tyre dhe menjëherë i arrestoi.

Bashkëshorti i saj i habitur me veprimin e partneres i kishte thënë: “Qëndro e qetë në qelinë e burgut, do ta dërgoj bijën tonë të marrë kur të del ti prej burgu”. /Telegrafi/